E mërkura poetike me poetin:-Sami MULAJ

A MATET ÇMENDIA
—————————
Tymnajë
prej një grunishteje
e pa korrë,
e pa mbjellë.
Prej flakëve
poligonet flakërojnë,
topat gjëmojnë,
njerëzit matin çmendinë
me britma deri te retë
të vdekurit heshtin në varreza
kqyrin njëri tjetrin
e pyetin veten
me pse.
SMulaj
/QendraPress/