E mërkura poetike me poetin; Sami ShERIFI


YJET NDIZEN ME PUTHJE 

———————————————-

Netëve të vona
Në qiellin e vargut tim
Yjet
Si xixëllonja ndrisin
Ilirikun e stolisin
Me agun
Diku larg
Pas mjegullave më fshihen
Në qerpikun e përlotur të gjyshit
Ylberin shumëngjyrësh harkojnë
Dhe derisa unë
Me duart e mija hënën e përgdheli
Në brendi të shpirtit tim
Ndjenjat rizgjohen
Dashuria
Lartësitë qiellore prekë
Yjet
Mbi valë deti i zbret
Me puthje ti ndeze.

/www.qendrapress.com/