E mërkura poetike me poetin:-Sylë BAJRAMI

NËNËS DRENICAKE

——————————

Një Nënëloke, para Kullës

diku ne Drenicë

Rri me sy kah mali

e pret t’i kthehet djali

Jo për ta bërë dhëndër,

por për Mitrovicë

Kur ia prunë pushkën e tij,

atë pushkën e vjetër,

të vetmet fjalë që i tha Lokja,

– Pushka donë krah tjetër

Dy djem, tjerë, të Nënë lokes,

të njëzetat pa i mbushë

Njërin e ka qua në Preshevë,

e tjetrin në Tanushë

Kur thirri Tetova ,

e thirri Gostivari,

një djalë tjetër i Nënë lokes,

atje ish i pari

Pushkë e Besë i kish me vete

nga ADEM JASHARI

/www.QendraPress.com/