E mërkura poetike me poetin:-Urim MEZINI

SHTËPIA E VJETËR

————————–

Ishte gjithçka për ne,shtëpia jonë e vjetër

E vjetër por e mobiluar me kujdes

Aty lindëm,u burrëruam e gjithçka tjetër

Gëzuam,qeshëm e qamë dhe me dënes

Mure të punuar mjeshtërisht me gurë

Çati relativisht të ulët,mbulu me tjegulla

Kishte pothuajse 70 vjet,e ndërtuar

Por gjithsesi dukeshin më të vjetra

Aty lindëm,vellezër,motra dhe fëmijët e mi

Të gjithë,ruajmë për të shumë kujtime

Të miat,i kam mbështjell me kujdes në gji

Si më të bukurat gjëra,të krejt jetës sime.

Aty bëm dasma ,u martuam e u gëzuam

Pritëm e përcollëm dhe shumë mysafirë

Aty përcollëm të dashurit e u hidhëruam

Në këtë bujtin të vjetër,mikpritëse e mirë

Kohët e fundit kishim bërë disa ndërhyrje

E kishim rregulluar e ndryshuar pamjen

Tani si e re dukej,e ashtu të linte përshtypje

E dukej mjaft vështirë , t’ia dalloje plakjen

Si shumë të tjera i kishin rezistuar kohës

Kishte kalu n’ jetë,shumë tërmete e stuhira

Për ne ajo,ishte ma e mira e gjithë botës

Se aty ruajtëm kujtimet tona më të vyera

Derisa një natë fundvjeshte e prag dimri

Lëkundje t’njëpasnjëshme e shumë të forta

Na ngriu gjaku dhe na u drithëru shpirti

E n’pak sekonda,çdo gjë u kthye në rrënoja

E qava atë shtëpi të vjetër e qava me lot

Gjithkohën me dashuri,na kishte strehuar

Pa të, jeta tani dukej bosh dhe e kot

Aty kthehesha çdo natë,edhe pse e rrënuar

/www.QendraPress.com/