E mërkura poetike me poetin;-Vaso PAPAJ
Grua,
————————-
Qetësinë do të t’a sjell
Dhe do ta mbaj me kyç.
Në zemrën tënde strukur.
Le të rrahë e qetë atje
Dhe unë do të jem i lumtur.
Grua,
Universin do t’a mbledh
Dhe do ta sjell në grusht,
Në mendjen tënde ndrydhur.
Të ngopesh me pafundësi
Dhe unë do të jem i lumtur.
Grua,
Do të t’a sjell edhe durimin,
Do ta strehoj aty,
Në shpirtin tënd të bukur.
Durimi shpirtin të të shplodhë
Dhe unë do të jem i lumtur.
Grua,
Me orë, ditë, vite, më mban në sy.
Gjysmë njeriu u bëra që kur të njoha,
Se tjetrën gjysmë timen t’a kisha falur ty.
/www.qendrapress.com/