E mërkura poetike me poetin;- Zymer H.HALITI
QIELLI I HIRTË
——————————-
Të pata takuar dhe më parë
aty te shkolla, në korridor
sytë tuaj si dy margaritarë
më ndoqën plot dy orë…!
Unë po flisja për një libër
që për temë kishte lirinë
dhe ti me zemrën e çiltër
më the ca fjalë për dashurinë.
Unë atëherë s’ju kushtova rëndësi
lexoja e studioja me afsh letërsinë
por,sot fjalët tua si një breshëri…
më godasin kokën për pakujdesinë.
Jo që s’të kuptova,apo asgjë s’thash
ishte koha e tillë plot me mjegullnaja
unë heshta atë ditë dhe në hall rash
sot me mall t’kujtoj e bukura flokëgjata.
Atëherë koha ishte e vrërët
dhe qiellin e hirtë e kishim
mes teje e meje si gërshërët
prenin rrugët nga ne vinim.
/www.qendrapress.com/