E mërkura poetike me poetin:Ahmet PLLANA
BUZËQESHJE NË VERË
——————————————-
Një zog sillej vërdallë mbi kokë
Donte të fikte cigaren e ëndrrës
Me ecejaket e valëve të lumit.
Gëllënjëkat kapërdiheshin si ngjala
Zhuritje malli, humbje kënge n’eter
Det rreze dielli, buzëqeshje në verë.
(A.P. Tiranë, 4 Gusht 2024
/www.QendraPress.com/