E mërkura poetike me poetin;Bekim KELMENDI
N’ty…
N’ty liqe jam dashuruar
N’shkumëzat tua fshehur jam
Mjaft me dallgë m’ke munduar
Por prap ngjeshur n’ty unë jam.
N’ty liqer hallet kam qarë.
N’dallgët tua duke i lar,
Sa jam përpjekur e munduar
Sytë e mi vallë n’ty t’kenë ngjarë?!
Ah sa dallgë ke ti liqer
Aq halle t’miat n’ty kam lënë
Jam munduar n’ty përherë
Jeta ime që t’ketë vlerë.
Sa herë n’ty unë hedh shikim
Zemra m’mbushet plot dashni
Shoh të vetmin tim vegim
Shoh sytë e tu, vallë o jetë,
A je ti?!
/www.QendraPress.com/