E mërkura poetike me poetin;Fazli FERATI
MË ZGJON
——————————-
Më zgjon
kur në portë më troket
posa e hapi derën
zë ikën e nuk më pret
Si hije
shoh portretin tënd
athua pse fjalët
po i lë peng
Apo ndoshta
s’do dielli që t’perëndon
mbi shpirtrat e heshtur
prapë rrezet e tija dëshiron
/www.QendraPress.com/