E mërkura poetike me poetin;Fejzë DEMIRI

Qenia ime

————————–

Pse qenia ime strukesh qosheve

Të vetmisë dritëprishëse

A jetohet jeta birucë miu

Terrinë, terratisje

Nuk është jeta fytyrëngrysur

Fytyrëprishur

Pse nuk e shfaq kaltërinë tënde

Atë më të mirën që mund ta japësh

Blero mbi shkretëtirë

Mbi pleh

Mbi zjarr

Mbi tokën e zezë futë

Blero ‘i herë qenia ime

Se më doli flaka

/www.QendraPress.com/