E mërkura poetike me poetin;Gëzim AJGERAJ
QETËSIA E MOSHËS
————————————
Koha dhe mosha e bën të vetën
Të shohim botën me shumë qetësi
Por nganjëherë nuk mund të heshtim
nga pak edhe plaku urtë nuk rri
Por jo se ai mund ta ketë keq
mosha dhe vitet e kanë mësuar
se si të ligat qafet t’i heq
vetëm të mirat afër t’i ruajë
Kështu o miq shoshit çdo ditë
punët e kota i hedh në shportë
ato të mirat si drithë i sit
bukën e moshës me to e gatuaj
Për moshën time, për këmbët tuaja
udhët e mira gjithmonë i kërkoj
larg punëve të kota dhe zotërisë suaj
prandaj s’e mbyll, gjithmonë këshilloj
2023
/www.QendraPress.com/