E mërkura poetike me poetin;Gëzim AJGERAJ
PËR FJALËN
—————————–
Me ajkën e mendimit të mirë
Për të nesërmen
Ushqyem shpirtin e fjalës
Të na i ndriçojë udhët e ecjes sonë
Kah drita
I dhamë rreze drite
Të ndriçojë shpresat e mendimit
Të lënduara shekujve
Që na i mbollën vragë në shpirt
E na e nxunë diellin
Me murana
Dhe me shkëlqimin e saj
Ndriçuam udhët e ecjes sonë
Nëpër sfidat e së ardhmes
Që na i duhet nxënë
Nga vonesa e jonë
Nëpër shekuj /www.QendraPress.com