E mërkura poetike me poetin;Leonora N. LOKAJ
Pa titull
————————–
Në një skutë të lokalit të vjetër
porosita një uiski
edhe një tjetër…
Veç kur e pashë veten
që kishte zbardhur dita
me këngë trishtimi n’ buzë
dhe nga ëndrra ime u zgjua
një gjarpër lëkurëbardhë
Gusht, 2024
/www.QendraPress.com/