E mërkura poetike me poetin;Luan SHESHI
MËRGATËS NË PRITJE
———————————–
Mërgatës në pritje,
i muzgut lajmëtarë,
si velë me mëditje,
stuhive pa u ndarë…
Pran bregut qetuar,
guaskë…kujtimesh,
mbi rërë i ngunjuar,
në zalle trishtimesh…
Një ëndërr më pak,
direkësh e mbetur,
larg brengën e flak,
pikë lotësh e tretur…
Mërgatës në pritje,
kalvarësh i heshtur,
si velë me mëditje,
çaj qiejtë pareshtur
/www.QendraPress.com/