E mërkura poetike me poetin;Lulzim HAJDARI
Heshtjen e largova nga vetja!.
‘
Heshtjen e largova nga vetja
E mes vargjeve fillova të flas,
Mes thirrjeve në tokën e shejtë, zbrazët
Bujshëm në këtë kohë të pa kohë, ulëras.
‘
Ngatërrohen çeshtjet, historia, qëllimi
Që në fund të fundit, duhet të na bashkoj,
Por jo, jo, me sa shoh’ është e pa mundur
Një djall si për dreq mbrapshtë na tundon.
‘
Duhet ti thirim mendjes o sot o kurrë
Sa nuk është vonë për të ardhmen tonë,
Ndryshe do marrim mallkimin e kohës n’vazhdim
Dhe nga brezat e ardhshëm në vijim!…
/www.QendraPress.com/