E mërkura poetike me poetin;Lulzim HAJDARI

Edhe bota vetë e ndali hapin!

Dritĕzat si yllza, ndizeshin njė nga njė

E rrezet shumėngjyrëshe pėrplaseshin mbi ne,

Vallėzonim pa ndalur, pa u lodhur

Kercenim prane njeri tjetrit, tė lehtė si mbi re.

Nga tingujt e kitares qė lehtshëm binin

U shkri koha dhe mendja me çastin,

Rrahjet e zemrave duke u shtuar vinin

Edhe bota vetë në at momentë e ndali hapin.

Ora, s’lëvizte mė akrepat e saj

Kishin ngelur dhe ato mbi syte tanė,

Edhe dielli kish hyrė brenda

Kėrcente bashkė me hėnėn nė krah!…

/www.QendraPress.com/