E mërkura poetike me poetin;Lulzim HAJDARI
Edhe bota vetë e ndali hapin!
———————————————
Dritëzat si Yllëza, ndizeshin një nga një
E rrezet shumëngjyrëshe përplaseshin mbi ne,
Vallëzonim pa ndalur, pa u lodhur
Kërcënim pranë njëri – tjetrit, tė lehtë si mbi re.
Nga tingujt e kitarës qė ëmbëlti binin
U shkri koha dhe mendja me çastin,
Rrahjet e zemrave, duke u shtuar vinin
Edhe bota vetë në at momente e ndali hapin.
Ora, s’lëvizte me akrepat e saj
Kishin ngelur dhe ato mbi sytë tanë,
Edhe dielli kish hyrë brenda
Kërcente bashkë me hënën nė krah!… /www.QendraPress.com/