E mërkura poetike me poetin;Lumo KOLLESHI
PABESIA
———————–
Ajo krahun më ka shkuar shpesh,
Klubesh më ka dhënë dhe raki,
Buzët i ka shpënë vesh më vesh,
Ndryshe s’do të quhej pabesi.
Fjalën e ka zgjedhur ballë për ballë
E ka larë gati me flori,
Krahët, sa ka kthyer pak mënjanë,
Gjarpër është bërë përsëri.
Në syrin tim, gëzimin bënte mal,
Në hidhërimin, lotin derdhte fitil,
Pas shpine, rrugën bënte e bën moçal
E tinëz më ndjek si krokodil.
Guri i Sizifit nuk ishte aq i rëndë,
Pabesia veç një mal me gurë,
Thikën e mban fshehur nën mëngë
Dhe pa helm nuk di të luajë kurrë.
/www.QendraPress.com/