E mërkura poetike me poetin:Përparim DIDA

Ne shqiptarëve

—————————-

Ah…ne shqiptarëve…

si rrallkush,në botë

për hise na ka ra

me derdh lotë për bijt,

që Atdheu si mban.

Pse ti i dashur Atdhe,

rininë po na përzen?

As bijt e tu si mban dot?

Por,…kur vjen ai çasti,

për Lirinë e Atdheut

grusht mblidhemi ne,

gishtat e dorës tënde

ti Shqipni në gji na ke.

Ne,për Lirinë e Atdheut,

u vem gjoksin topave,

me ua shuajt nj’atë flakë,

që na djeg tokën mëmë.

Mos e përzë rininë Atdhe,

bijt e bijat mbaji në gji,

ti kesh për ditën e keqe,

të qeshin në ditë gëzimi,

bijtë ta zbardhin faqen,

o moj e bukura Shqipëri!

P@Dida.3593.

/www.QendraPress.com/