E Mërkura poetike me poetin:Rexhep F. Morina
PESHA E BURRËRISË
—————————-
Kulla i qëndron kohës si jeta e burrit,
Ruan traditën brenda si peshën e gurit,
Nëpër kohëra erdhi e në kohë mbeti,
Asnjë epokë me stuhi atë nuk e treti.
As fjalën jehonë,që përcillet mbi dhe,
As pushkën e gjatë,krismë për atdhe.
Në kullë matet fjala dhe burrëria,
Siç maten gjërat me kuti dhe okë.
Aty zënë vend si shkëmbi në tokë,
Era si lëkund,ato digjen në barot.
S’matet burrëria me hijen e kullës,
As pesha e burrit me tymin e llullës.
Përmasë e fjalës kuptohet te oxhaku,
Aty e merr forcën kur e flet më plaku.
Pesha e pushkës shihet në jetën e burrit,
E burrëria matet me nishanin e pushkës,
Që rëndonte mbi supe sa pesha e gurit,
Peshë që kurrë se theu në nyjat e gjurit.
/www.QendraPress.com/