E mërkura poetike me poetin;Rexhep F. MORINA

ANTIPODI

As tokësor,as qiellor,

Pluhur i kohës ajror.

As Diell, as Hënë,

Arushë e madhe në lëmë.

As djall, as engjëll,

Hije në erë e mjegull.

As gjitar, as zvarranik,

Butak i pellgut moçalik.

As i terur, as i lagësht,

Kurrë i freskët pos i flashkët.

As mysliman, as i krishterë,

Lakuriq në errësirë të nderë.

As i gjallë as i vdekur,

Trutharë e zë mekur.

As i pa vdekur as i përjetshëm,

Makut në jetë i ethshëm.

Fle në llumin hipokrizi,

Antipodi i qenies njeri.

/www.QendraPress.com/