E mërkura poetike me poetin;Rexhep .F. MORINA
HAPI I TIJ VIGAN
(Heroit të kombit Remzi Ademaj)
—————————–
Nën ato male,e kreshtat me drurë,
Themelet e lashta i ka fshati Zhur.
Ato kulla t’gurta,flasin për trimëri,
Që në kohërat e vjetra bënë histori.
Histori e Lumës në grykën e Drinit,
E rriti nëpër vite shtatin e një trimi.
Me halle t’vendit shpejt burrërohet,
Për atdhe ngritët,si emër lartësohet.
Se ndali kurbeti,as burgu nuk e theu,
Forcë merrte nga toka,si dikur Anteu.
Se vetëm kështu mundet armik i egër,
Me guxim kreshniku,të fortën zemër.
Një betim bëri me vëllezërit Gërvalla,
Liria fitohet me luftë,e jo me përralla.
Marshoi pa ndal,n’malet e Dardanisë,
Me pushkën në dorë,flamurtar i lirisë.
Sa kalonte thellësitë e malit Koritnik,
Silueta e tij vërehej atje mbi Pashtrik.
Përpjekja i fali dije,dhe vrulli intuitë
Jetën baladë epike,i shkrepave Petrit.
Nëpër shtigje të luftës,hapi i tij vigan,
Me shokët në krah,kurrë nuk ju ndanë.
Se lodhi rruga e lirisë,as prita se tundi,
Si lisi me jehonë ra,e malet i shkundi
/www.QendraPress.com/