E Mërkura poetike me poetin:Rexhep Hoti
Kthimi
————————
Kosovë po vi
Me ju do t’rri
Vend’i bukur
Të kam lirë
Vend’i duhur
Ku ndihem mirë.
Të ëndërrojmë
Ditë e natë
Për ne je mjaltë
Për hasmin shpatë
——————
LONDRA
Që londron mbi botë
Që loton kur del e kotë
Që punon natë e ditë
Që anglezët me pasë dritë.
Londra një oqean i pafund
Brenda ka qytet e katund
Londra madhe me mbretëri
Për jetë e mot ajo do të pri.
E tash ty, o Londër
Të kem afër si në kodër
Qofsh e lumtur në të mbarë
Na u mbushe me shqiptarë!?
GËZUAR 2024!
/www.QendraPress.com/