E mërkura poetike me poetin;Sabit RRUSTEMI

AJO ËNDRRA QË E KËRKOJA

——————————————-

Nga ajo Orë e Mirë që t’kam parë

më ke rrëmbyer

pa ma thënë as edhe një fjalë

Pas teje vij e nuk zmbrapsem

pa çka nëse prej fjalëve të botës

përbaltem

Ti sillu e shtiru si të duash

nuk më ftohë kurrënjëherë

Është dashuria ime

e pulset e kësaj zemreje

që kah Ti më grishin

As edhe një trohë mos qofsha me Ty

apo kurrë më mos të pafsha

prej qenies sime nuk t’largoj

Për fatin tim që s’e shkrova vetë

ajo ëndrra që e kërkoja

ke mbetë …

( 20 gusht 2015 – 27 gusht 2023

/ëëë.qendrapress.com/