E mërkura poetike me poetin;Sabit RRUSTEMI

ETJET E MIA S’I SHUAN KURQYSH VJESHTA

(Varianti final)

————————–

Etjeve të mia rigon vjeshta

rigon e përpush burime të vjetra

Sa shuan një zjarr

dhjetëra të tjerë më zjarrmojnë

nëpër dej

as në të dielën e lutjeve nuk e gjej

Ajo është fshehur qiejve diku thellë

atyre thellësive që s’preken asnjëherë

Si një dashuri që s’mund ta gëzoj

e kërkoj dimër e verë

veten time ta shoh bebëzave të Saja

qoftë dhe vetëm njëherë

Duke gjakuar atë ëndërr jete mbeta

etjet e mia s’i shuan kurqysh

as vetë vjeshta …

(24 nëntor 2013 – 24 nëntor 2024 – 24 nëntor 2025)

/QendraPress/