E mërkura poetike me poetin;Sahit SHALA
ERDHA
————
Erdha në ëndërr të të takoj,
Por ti në gjumë të thellë më ishe
Një shpirt të qetë s’bën ta trazoj
Me atë butësi në fytyrë që kishe!
Rrugës nga vija, mblodha plot lule,
Të t‟i jap ty, me t ‘madhen shpresë,
Se ti, veç ti, zemrën ma shkule,
-Me lërë me ëndrrën, më mirë të pres!
Ish ditë pranvere, në mes të prillit,
Kur unë po vija terë buzë gaz
Zogjtë këndonin gjer n ‘kupë të qiellit
Ti po vrapoje, unë t‟ ndiqja pas.
Se po të të shoh, kur ikën ëndrra,
Do të të hidhem në përqafim,
Çaste të tilla shërojnë plot zemra
Ti je magjia e shpirtit tim!
Ti tash po flije butë si drenushë,
Po kush ka shpirt, gjumin ta ndaj?
Më iku mendja, të t ‘puq në gushë
Kush mund t‟ ma thoshte se paskam faj?!
/www.QendraPress.com/