E mërkura poetike me poetin:Setki Q. JASHARI

E dua shumë mëhallën time

—————————————

Kam shumë respekt, për mëhallën time

Se ka njerëz t’mirë dhe shumë punëtor

Janë të bashkuar, në t’liga dhe gëzime

Veç halleve të ditës, bëjnë edhe humor.

Jo, aspak s’më pëlqen, mëhalla tjetër

Ka njerëz idiot, egoist, shumë tinzarë

Ligësitë e tyre, nuk shkruhen në letër

Se grinden çdo ditë, kush është i parë!

Në mëhallen time, nisën e bukur dita…

Dikush laton drurin, dikush murator

Dikush pret xhama, dikush saldator

Por shumë ka bujqër, ka dhe blektor

Në mëhallen tjetër, dita nisën e trishtë

Nuk flasin me zë, por shenja me gishtë

Nëpër mure e shtylla, kapsullojnë sytë

Pse s’kanë mbarësi, akuzojn perënditë

E këndshme mbrëmja në timen mëhall

Flet e qesh njerëzia, me çiltërsi e mall

Nëpër rrugica e lokale, ka plot gjallëri

S’ka urejtje, xhelozi, ka vetëm lumturi

Mëhalla tjetër, në mbrëmje s’ndihet fare

I mbyllin herët, garazhde, dyer e dritare

Arogant, egoist, t’humbur ndër kolltuqe

E kush i dëshiron, këta njerëz plot huqe

Ju betohem, shumë e dua mëhallën time

Në çdo shtëpi e sokak, kam plot kujtime

Atje është parajsa, atje ëndrat frymojnë

Qofshin bekuar, njerëzit që atje jetojnë!

/www.QendraPress.com/