E mërkura poetike me poetin;Shazim MEHMETI

PA RITMIN GËZIMTAR TË HAPAVE TË TU…
————————–
Pa ritmin gëzimtar të hapave të tu,
pa notat melodike të prekjeve të tua,
shtëpia m’është e ftohtë,
edhe n’pikëverë;

Pa aromën që ma lë trupi yt,
dhomave, kthinave, qosheve…,
shtëpinë ma pllakos errësira,
n’pikë t’pikëditës;

ditë e natë, ditë e natë,
muret m’heshtin, m’rrënkojnë,
pa sytë e tu.

Oh, m’shfaqesh ti,
m’shfaqen sytë e tu,
m’shfaqen lëvizjet e tua,
hapat e tu vallëzonjës,
dhe m’ngrohet gjithë shtëpia:
m’çelin, m’lulojnë, gëzimet, saksitë;
drita m’bëhet më dritë;
nisin m’këndojnë muret,
si zogj pranvere…

/www.QendraPress.com/