E mërkura poetike me poetin:Skender BERISHA
TE KALABRIA
/ Shokut e mësuesit,Shukri Vezaj/
—————————————–
Një çast tjetër
Tash rrëshqiti në pakthim
Përtej dikush ëmbël qeshi
Dhe buzëqeshja dikah shkoi
Vetëm shi pastaj rreshi me qetësi
U ndal edhe muzika
Pushuan bisedat e zhurmshme
U ndehën retë përjashta
U mrrola edhe vetë
Paska ikur mësuesi
Tavolina e zbrazur e tij
Pushon e hidhëruar
Nuk e di deri kur
Brenda meje u ndal diçka
Nuk ecte mirë ai tiktak zemre
Po frymë merrte kafeneja
Diçka endej nëpër perde
Kokëulur dolën njerëzit
Sa të vrarë
Edhe mua te shpirti
M’u hap një varrë
11 tetor 2022