“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit
Zëvendësministri për kthim në Qeverinë e Kosovës, Radoica Radomiroviq, ka njoftuar se ka pasur tentativë vrasje ndaj Marko Jablanoviqit, anëtarit të partisë së Nenad Rashiq.
Radomiroviq këtë e bëri të ditur në një postim në Facebook, duke thënë se rasti ka ndodhur të dielën më 5 maj.
Po ashtu ka thënë se sulmuesit i ka dështuar arma që kishte planifikuar ta kryente atentatin si dhe ka akuzuar Beogradin që qëndron mbrapa kësaj.
Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.
Sipas policisë ankuesi ka raportuar se kishte vërjetur një person të maskuar me armë në dorë.
“Leposaviq 05.05.2024-00:01. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se deri sa ishte duke hyrë në një lokal kishte vërejtur afër tij një person të maskuar me një armë në dorë të cilën ia kishte drejtuar viktimës, por nuk kishte arritur të gjuante. Njësit policore kanë dal në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton policia.