E premtja poetike me poeten :Ardita Lajçi- Gjocaj 

Edhe gjakun e trupit e kisha dhënë

Edhe gjakun e trupit e kisha dhënë,
veç ta shikoj lumturinë në sytë e tu.
Kafshatën e fundit në sofrën e zbrazët,
merre bir,
jeto në barkun e uritur t’jetës, por me nder.

Me gjak e lamë këtë vend
Këta frikacakët, që hiqen trima
me duar t’përlyera e rrjepën,
Duke u jargavitur mbi ardhmërinë tonë.

Sa u dhemb
kur ua përplasë të vërtetën fytyrës
mundohen këmbën në fyt me ta vënë,
me ta rrjepë lëkurën deri në asht.
Me mujt edhe ajrin ta ndalin,
nuk t’lënë ditë me pa.

Ti s’ke faj,
Zemra për ty po më qan
Më fal bir, nuk mund të tjetërsohem
Ta shkel fjalën e dhënë,
I jam betuar vetes, bukën e turpit nuk e ha.

Përbuzjet më vrasin,
dhimbjet i duroj.

/www.qendrapress.com/