E premtja poetike me poeten; Maria KUCI (Dudi HIZMO)
Poezia dhe gruaja
—————————————–
Më lër të hy në kaltërsinë e shpirtit tënd
Diellore Grua
Ta shëtis qiellin në majë gishtash…..
Pëllëmbë për pëllëmbë
Me hapat e hedhur si pendë…
E të zbuloj aty thesaret e njerëzimit
Më lër
Të fshij retë gri të mbushura me trishtim kohe ,zakoni,e tradita që përmbytin lirinë E flatrave ju heqin peshën e ajrit për mos shëtit pafundësitë … Më lër
Të t’lehtësoj sadopak vështirësitë që të ngarkoi mbi supe jeta! E ti e heshtur e mban…
Gazmore duhet të dukesh
Të jesh grua me taban…..
Trëndafili i i buzëqeshjes që çel më cepin e buzës
Shpesh dhimbje shpirti mban
Ç’të bren grua??
Pesha e lodhja e ditës o fjala e cunguar??
O luanesha ime
Që në zemër mban bukurinë e çdo stine e
Në shpirt rreze dielli nga agimet rinore
O shqiponja ime
Në sy kristalorë janë burimet që rrjedhin e njomin puplat e gurta ku kokën mbështet E çelin lule ëndrrash që veç ti i shef
E mëngjesi ngadalë ti tret…
O burrnesha ime
Ç’të
duhet forca në shpirtin plot plagë
Brazdat e tij mbushur vlagë
Kur Brenda teje brishtësia mbytur
E pa zë vajton
Ëndrrën që thure
Ëndrrën që tundon
Grua
Shpirti merr eter e
Jeta merr limfë nga duart e tua
/www qendrapress.com/