E premtja poetike me poeten ;Valbona  Hadri

E heshtur

—————————

Pranë lumit kapërdijë dhembjen .

Pres e shoqëruar me lotët e bërë perde mëndafshi .

Dua t’i nxjerr të gjitha kujtimet

T’i shfletoj një nga një.

Sa shumë kam për të thënë.

Dua të mos i dëgjoj askush

gjëmat e shpirtit tim.

Pres ta takoj si dikur ,

por hija e tij tashmë është tretur .

Zëri i tij ka kohë që iku

në shtegtimin parajsor.

Ai u bë një me dritën e diellit.

Dua t’i mbyll sytë me hijet

që nuk flasin.

Dua por …

Errësira e zbritur në tokë

më la pa fuqinë e fjalës së thënë.

Pa ëmbëlsinë e veçantisë së kërkuar .

Dua të rrëmbehem nga rrathët e ujit.

Tê bëhem një me magjinë e

pamjeve duke lënë pas fytyrën ëmbëlake.

Valbona R.Hadri

27.04.2022