E premtja poetike me poeten;Adelina XHAFERI

KUR MËKATI TË NA FALET

Supet tona jan’ t’brishta

për mëkatin e Evës dhe Adamit

marr’ n’fundshkurt t’heshtur qeniesh

kur ndër dhëmb’ lam’ fjalën “T’DUA”

e mëkatit ia çelëm derën.

Ai ndoshta një dit’ do na falet.

N’ag

motiv dashurie sërish do gjejm’,

mbi f’tyr’ pika lumturie do na bien,

e kur t’bëhemi miq t’përbetuar hëne

do flem’ n’gjirin e

D

A

SH

U

R

I

S

Ë

pa mëkate, pa dhimbje, pa frik’,

n’pritje të faljes së mëkatit.

Të dënuar si Eva dhe Adami do njohim vetet

sa her’ afër do kemi zemrat,

afër dhe dashurin’ pushtuese t’fundshkurtit,

jetesën brenda n’sy,

e kur ta dim’ se mëkati na është falur

sërish do e bëjm’ një të ri.

/www.qendrapress.com/