E premtja poetike me poeten;Adriatike Xh. LAMI

 Kur nata bie mbi Prishtinë

—————————————————

Po vjen natë e mbledhur kokël në Prishtinën e freskët,

Fryma m’hapet qiellit e lirë, si një tufë zogjsh, hej zot e zezë,

Gjethet e verdha triumfojnë sa mundin , shkëndijë mbi kryet,

Ato që mbeten tokës, një grua si unë kaq butë i shkel.

Ti nuk e di i dashur çfarë bëj larg teje këtë nëntor,

Dëshira për ty vetvetiu josh edhe burra të tjerë,

Kam shumë për të humbur nëse bulojë vrima në bore,

Si kumbullat e kuqe që thahen nën të njëjtin diell.

Çfarë shtjelle shkundet nga pemët si mbi një trup pa jetë,

Pret këndim nga engjëjt e bardhë, prej bredhash të sapoçelë,

Sa lajme vetinë dritash të zbehta, gjithë elegancë të etun vetë

Aq sa ijet e femrës anohen si hije në zjarrin që zgafullon në erë.

Nuk dua të zhvishem sonte pa zgjatur ai çast, as për ty

Drithërima më vjen deri në deje pushtim ir ri, i pritshëm,

Nuk mundem të shpëtoj nga lëkura ime prej shpirti shkëlqyes,

S’kam asnjë faj, më vesh vjeshta me mall kaq të mahnitshëm.

/www.qendrapress.com/