E premtja poetike me poeten:Albina CEKA 

Re që vijnë e re që shkojnë!

—————————————-

Gjëmon e shndrisin rrufetë

Fort struket njeriu i shkretë

Re që vijnë e re që shkojnë!

Ndërkohë ikën jeta jonë.

Re që vijnë e re që shkojnë

Zbresin nga qielli të pushojnë

Ndalen ne një mal, zbresin në liqen e dete

Pastaj nxihen e mbi ne lëshojnë rrebeshe…

Re që vijnë, re që shkojnë …

Peshqit në det nuk i trazojnë

Qeniet në tokë mbyllen në guacë

Fryn erë s’le asnjë çadër hapë

Ne lagemi qull nga kjo shtrëngatë,

Thahemi n’darkë pranë oxhakut që kallet flakë

Ku përpushim ndonjë gacë

Nxejmë mish e nxejmë shpirt

Përgatitemi për të lodhshmen ditë

Punë, punë e halle shumë

Pak lumturi ndoshta me cikë

Me u gëzua shumë me pas frikë

Se ndërron moti për një dekikë.(sekond)

Nxihen retë kallin frikë

Malin shemb, fushën përmbyt

Re që vijnë e re që shkojnë

Ndërkohë ikën jeta jonë.

/www.qendrapress.com/