E premtja poetike me poeten:Bjondina AGOLLI
Sytë më shohin vetëm ty!
—————————————————
Mallin e ftova sot nè kafe
Ide kujtimesh mi shtroi dolli
u deha e tëra në shpirt tè copëtuar
Hyri në derè tavolina qe shtruar
I thashë ngadalë pse nuk mè njoftove
Enigmën e fshehur ma prezantove
Frymëmarrjen afroje me tym dashurie
e pimë dhe nga një gotë se na paska hije
Dhe shiu trokiste në xham ngadalë
e more kitarën këndojë duke mè parè
i thurje fjalët i beje melodi
Shikimi mè dehu mall tani je ti
Tè fsheha nè letër se këtu nuk ik
Nè mëngjesin e bukur tè mè lexosh
Nëse ndodhem larg dhe mè kërkon
Dëshira e etur për ty jeton.