E premtja poetike me poeten:Dava NIKOLLI

O BILBIL!

————————————-

O bilbil, që rri mbi degë!

Ti thëllëzës çfarë po i flet?

Sot xheloze jam ba me ty,

s’e ai za më ka ba magji!

Sa e dëgjova zanin tan,

e kërkoi zemra për derman.

Ti në degë e unë poshtë teje,

ma ke ndez gjakun në deje.

Ti mbi degë këngës ia thue,

unë nën hije tuj të nigjue.

Due të kem këtu pran…

veç dy fjalë për me t’i than!

Atje n’degë s’kishe qëndrua,

kishe ardh’ kudo me mue.

Kishim këndue bashkë të dy,

për at’ të amlën dashuri!

/www.qendrapress,com/