E premtja poetike me poeten;Katerina BARBIERI

Ëndërr ne sirtar

————————————–

Emri saj,është gdhend ne zemër

Shkronja malli,mbi te shkruar ,

Dhe fytyrën engjëllore,

Asnjëherë se kam harruar.

Koha ikën,s’kthehet kurrë,

Edhe jeta prapë vazhdon,

Dhe buzëqeshja ,pranverore,

Ëndrrat,gjumin seç mi zgjon.

Nga u zhduke,ku me shkove,

Kam një jete, pa te pare,

Oh ,sa shume te kam kërkuar,

Zemër e gjore,për ty ka qare .

Koha është e pamëshirshme,

Te rrëmben çdo gjë ,qe ke,

Rininë,freskinë,bukurinë,

Ne rruge ti hedh,si një pleh.

Rrudha,thinja,mbushur plot,

Ndoshta sot,i plakur jam,

Por ty,dashuri e pare,

Ëndërr ,ne sirtar te kam.

/qendrapress.com/