E premtja poetike me poeten;Mimoza LESKAJ

U dashuruam

——————————–

U dashuruam,u deshëm si të marrë

Më pas hodhën gurë, për të na vrarë!

U dashuruam librave të etur

Ulëritën sa kishin zë ; – Ju jeni të çmendur!

U dashuruam siç bëjnë gjethet në vjeshtë

E zhveshën, plagosën e mbytën, përjetë!

U dashuruam dhe pritëm në një rrugë pa kthim

Ata që e vranë, tani hiqen viktimë!

***

Për ata që më shkruajnë:

– Lëre politikën,bëj poezi për dashurinë

– Ja e bëra! J’u përshëndes!