E premtja poetike me poeten;Shukrije GASHI
Motrat
———————–
Atë nate kunata foli për motrat si për stinët qe përtërihen çdo dite ne dhimbje koke a eshtrash
në aromën e përqafimit motror a rrëqethje për çastet qe vdesin kurrë
“nuk desha te shkoj
atje ta kërkoj hijen e saj e t’mos mund ta përqafoj…
prapë do te jetoj me rutinën tone
kafen e mëngjesit vazhdoj ta pi me te edhe nesër
ajo në Gjermani e unë
në Prishtinë ulur me nge
tek dritarja qe me veshe
me sytë e brengat a gazin e saj mortror
mortjen për te nuk e pranoj
as nuk dua ta përmende nuk e pashe kurrë dhe as nuk dua ta shoh atë ëndërr te keqe
edhe sot kafen e mëngjesit e pimë bashke…
Me vajzat e saj kam folur çdo dite për ceremoninë e varrimit te saj
të pamën për te në Gjermani e Kosove si për një ëndërr te huaj te largët
po te them kafen e mëngjesit e piva
edhe sot me te ajo ne Gjermani e unë në Kosove me mirë kështu
gjithmonë do te jemi bashke
Ah por kjo tjetra moti është e sëmurë rëndë
ta dish me dhembe shume jeta e saj plot halle ka kohe qe nuk del nga shpia
frymon me ilaçe qe pashisin dhimbjet
ajo rri shtrire veç hije çdo dite grahame e saj është një ankth për shpirtin tim veshur me heshtjen e urte
gjithë jetën e bëni pa fjale medet
Hajde te dalim ne kuzhine Shuki ta dhezi një cigare “
E pimë nga një kafe bashke dhe mua nuk
mu ndalen lotët çurg
ajo ishte shndërruar e tera ne dhimbje teksa
palonte gjethet e zvetënuara te vjeshtës me qepallat e saj përtej dritares
se kuzhinës mes tymit
te cigares dhe përtypjes se mallit që kërkonte diçka te humbur
motrat dy dege te shkëputura nga
trungu nuk u shqiten kurrë
aty i lashë edhe kur ika atë nate pikëllimi
besoj aty janë edhe nesër mbeshtjellur me shtëllungat e tymit te cigares plot sy e vesh…