E premtja poetike me poeten:Valbona Jolla Hani

 ÇDO VITË NE FESTOJMË

Çdo vit ne festojmë së bashku…
Ditën kur u pamë me synë e zjarrit.
Ata sy larguan dimrin që fshihej nga flakët,
Ndezën zjarrin, shkrin nga trupi dhe akullin.

Do festojmë çdo vitë heart emoticon Shën Valentin
Atë ditë ne përqafuam ëndrrat e liraaa…
Ngjallëm epshin: trupi fliste me gjuhën e tij,
Ekspozuar heshtjen,puthur lëkurën e brishtë.

Do festojmë së bashku,larg teje s’mund të rri
Me shigjetë prej ëndrre goditur thellë në shpirt.
Atë ç’ast më solle pranverën,të vetmen stinë,
Puthur buzën, mbledhur nektarin e luleve që mbin.

Do festojmë së bashku,ditën e të dashuruarve
Dashuri ndjenjë sublime që buron nga gjoksi i Zotit.
Do t’futem në gjysmën e zemrës tënde që më përket,
Unë jam dhe do mbetem gjithmonë, shpirti yt i vetëm!

 /www.qendrapress.com/