E premtja poetike me poeten:Valentina MRIJAJ

SI AI 
———————
Sa shumë e deshën atë 
Sytë 
Dorën me gishtat e hollë 
Trupin 
Shpirtin 
Ah dhe këpucët i’a lakmuan 
O sa shumë e adhuruan 
Por ajo e deshi fshehurazi 
Vetëm atë 
Që i shtonte të rrahurat 
Në pulsin e zemrës së saj 
Ishte Ai 
Dhe vetëm ai 
Njëra nga tre pikat 
Njëra nga tre dëshirat 
Për jetën e gjatë 
Sepse nuk mbështetej 
Aq bukur skaj banakut 
Askush si ai

/www.qendrapress.com/