E premtja poetike me poeten: Lindita Kurti Mema

Për të tjerët vesh pantallona.

——————————————–

Nga sjellja jote, jam indinjuar
nga pasiguria po më lëndon
njëherë në jetë, kam dashuruar
për të tjerët, vesh pantallona

Nga sjellja jote, jam indinjuar
nga mosbesimi po më vret
njëherë në jetë kam dashuruar
ai je ti, që më jep jete

Nga sjellja jote jam indinjuar
do doja shumë, të ndryshosh
dashurinë për të shijuar
se jeta ikën, e na shkon bosh

Egoizmi tek ty, është rritur shume
po dhe tek unë gjithashtu
me lot në sy, derdhur si lume
një Dashuri vrasim kështu.

/qendrapress.com/