E premtja poetike me poetin ; nga Rami Kamberi

KUR LINDESH, NËN ROBËRI…

————————————————

Kur lindesh nën robëri

Ninullat t’i këndojnë, lotët e nënës

Kulla të kalit me krenari

Liri të duket, dritë e diellit e hënës

E malet të falin dashuri

Bjeshkët t’i mësojnë, shtigjet e qëndresës

Të prinë besa, kah ecjet shqiptarçe, si shqiptar

Shikimi i babait, të duket, dielli i shpresës

Plisi me shajak e me brez, të pikturojnë krenar

Dasmor lirie, si burrat e kullave e të besës

Kur lindesh nën robëri

Rritën, ta përkundë nënëlokja, me fisnikëri

Kulla të kalit me krenari

Dritë dielli e hëne e toka, të duket Shqipëri

E malet të falin dashuri

/www.qendrapress.com/