E premtja poetike me poeten: Rakela ZOGA
E dashur !
————————-
E mban mend kur ike prej Prishtine,
Unë të vështroja ty ,e ti mua.
Lutesha me kryet e çuar drejt qiellit,
Qe ti te mbeteshe po ajo grua.
E mban mend kur mu hidhërua shpirti.
Se doja te me ishe me pranë,
Por ti kishe lindur bashke me furtunat,
E smund te te mbaja me gjate.
Ti mësuar ishe me shiun,
Me ato pika qe ti preka ne sy.
Si lende te kaltra notonin,
Lodronin pa pyetur ne gri.
Kane ikur vite dhe muaj,
Harruar s’te kam ndonjëherë.
Afromu pak neper duar,
Te luajmë si luajtëm atëherë.
/qendrapress.com/