E reja nga Tërpeza, Donika Bajrami, ka ndërruar jetë në një aksident në Zvicër.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë të saj. Varrimi i të ndjerës nuk është caktuar ende.“Njoftojmë të afërmit, miqtë e dashamirët që pas një aksidenti të rëndë sot në orët e hershme të mëngjesit ndërroi jetë vajza, motra jonë, Donika Bajrami. Për varrimin e të ndjerës ju njoftojmë më vonë”, ka shkruar në Facebook një familjare e viktimës. Nuk është bërë akoma e ditur nëse nga aksidenti në fjalë ka të lënduar apo viktima të tjera.