E shtuna me penën e artë të shkrimtarit brilant:Gëzim AJGERAJ 

R E C E N S I O N nga Gëzim Ajgeraj

Libri; TI BUGJON BAJRAKU I THAÇIT nga Prenda Sejdia.

Njerëzit në këtë botë vijnë më mision të paracaktuar, qofshin të suksesshëm apo jo, jo gjithmonë e kanë mendjen e denjë, apo të ndodhë e kundërta. Pra e theksoj dhe nga përvoja ime e tejmushur aktivitete të shumë e shumëllojshme. E njoh mirë Prendën tashmë sepse bashkëpunuam që nga libri i saj i parë dhe asnjëherë nuk u zhgënjeva, sepse pashë tek ajo ngritjen graduale në artin letrarë në disa zhanre, pasi guxoi në disa prej tyre e kjo ndoshta edhe më ka befasuar por pse jo dhe lumturuar pasi nuk shkuan dëm këshillat e mia, por ajo më përkushtim e pa u ndalur ka punuar deri në perfeksion.

Ai dhurova Prendës 130 libra nga titujt e mij sepse e dija që do i vlerësonte.

Dua ta them jo së kam bërë diçka të madhe, por së Prenda e ka treguar veten e saj së kush është, sa e aftë dhe dashamirëse është për njerëzinë dhe sidomos për ata që posedojnë vlera. I lexoi në 7 muaj, por jo vetëm kaq, ajo shkroi mbi ato libra e krijimtari plot 700 faqe studim letrarë. E vlerësoj shumë Prendën, jo për punën që bëri për mua, por për shpirtin e dlirë e të pastër kristal, dhe dashamirësinë që tregon tek kolegët që posedojnë vlera reale.

• Më lumturon fakti që kam në dorë këtë libër monografik kaq më vlera për vendlindjen e saj, atë vend që aq shumë e vlerëson dhe është përpjekur ta bëjë një studim të kompletuar monografik në gjithë stilin e tij më gjithë komponentët letrarë dhe historik, dhe më duhet mua ta vlerësoj nga ana letrare.

– Sa më shumë të lexosh dhe futesh thellë në brendi të temave, aq më shumë kupton dhe mëson vlerat e larta njerëzore të popullit trim, bujarë e besnik të trevës Thaçit zë- madh siç e përshkruan autorja.

1 – HISTORIKU I FSHATIT LASHTËSIA

• Fshati Bugjon është një nga fshatrat më në zë të Bajrakut Thaçit e Pukës.

Nga studimet e kryera mbi vendbanimet ilire dihet se në këtë trevë të Pukës, pra nga bregu lindorë i lumit Drin ka jetuar fisi i Pirustëve të njohur si shkrirës e përpunues metalesh dhe kryesisht i bakrit.

Nisur nga gojëdhënat apo toponimet, hartat e vjetra apo dokumentacionet e arkivave të ndryshme, konstatojmë vendbanimin e hershëm të Bugjonit, por edhe fshtrave të tjera përreth por dhe Pukës anekënd.

Hulumtimet për vërtetësinë kanë qënë të shumta.

• Më 1997, akademiku Pukjanë z. Xhemal Meçi bën studimin e radhës e kësaj here mbi ‘Kanunin e Lekë Dukagjinit’ varianti i Pukës, ndaj gjendet e shkruar;

“Zhvillimi ekonomik gjatë Antikitetit dhe Mesjetës, i dha shkas zhvillimit të jetës qytetare e qytezave si GRALISHTI, IBALLA etj.

Ky tregues është shumë i vlefshëm për faktin se Gralishti (Gradiste) kjo lagje e fshatit në Bugjon ka qënë mjaft e populluar dhe ndaj është radhitur ndër qytetet a qytezat e hershme të Antikitetit, me shtëpi të grumbulluara e popullsi të shumtë por dhe zhvillim ekonomik e tregëtarë.

Nisemi dhe nga fakti se sot e kësaj dite aty është Kalaja e Gralishtit, dhe kërkimet e herëpashershme arkeologjike e kanë vërtetuar një fakt të tillë.

Gjithashtu një fakt tjetër që mund të bëhet lidhja e fenomeneve është se në Bugjon është një lagje e quajtur “Burgje” ku mund të jenë përdorur si burgje e qytetit të asaj kohe.

Në Kishën e Shën Prendës në Gralisht ka meshuar 98 fëmijë nga mosha 1-15 vjeç ku fshati kushte 24 Shtepi dhe 188 frymë.

Rëndonte gjendja ekonomike në Bugjon pasi sundimi turk kishte shkatërruar Kisha dhe ekonomi, e njerëzit i kishte shkretuar lufta e aty kishin mbetur vetëm trojet e lisat e tyre.

Këto të dhëna gjenden në shkrimet e Gjergj Bardhit “Mbi gjendjen ekonomiko- shoqërore të Shqipërisë së Veriut” në vitin 1638.

Por një tjetër fakt tregues është së në këtë fshat numëroheshin plot 5 Kisha që nga bregu i Drinit e deri tek Kisha e Sh’Masjanit në Bugjon.

– A nuk është ajo ç’citova më lart për fillimin e shtegëtimit autores në botën monografike të kërkimeve shumë të hershme që vjen si thirrje për të dëgjuar e mirëkuptuar fatin e atyre njerëzve vital atje mes maleve dhe i jep vlera të posaçme krijimtarisë por hedh dritë epokave të së shkuarës e të parëve tuaj.

Pyetja e madhe dhe ekzistenciale që e shtron shkrimtarja është;

– Pse elitat e kohës (çfarëdo kohe) nuk kanë lënë të shkruara historitë e tyre, dhe nga kjo lindin kaq shumë mosmarrëveshje për histori të shumta. Është vibrim madhështorë për gjithçka që autorja sjell në Monografi bazuar në hulumtimet e shumta dhe dokumentuara në këtë Monografi dhe ju lën radhën historianëve të hulumtojnë mbi Bugjonin.

Në thelb është një shpirt i akumuluar gjatë krejt kohës për të realizuar atë ëndërr që pati më kohë, e përcjell më ndjenjë e kënaqësi estetike brenda së madhërishmes, ndaj rrëzëllen thelbi shpirtërorë e mendorë i vizionit kërkues dhe njohës të fenomeneve historike mbi Bugjonin e hershëm, dhe rrjedhat deri më sot dhe e sjell më begati imagjinatave dhe me shqetësime gati emocionale bashkëkohore dhe futet brenda kornizës së ngushtë të parimeve ku shpjegohet në ndikim letrarë.

2 – BAJRAKU I THAÇIT DHE LUFTËRAT

• Pra, që me shekuj jemi banorë të këtyre trojeve në këtë vendbanim tonin, në truallin tonë që Zoti na ka bekuar këtu në anën e majtë të Drinit, që njihet edhe nga historia ndërkombëtare si pjesë e Dukagjinit të Vjetër të Pukës.

Pra etnografikisht jemi Dukagjini Mesjetarë, ku historianët e mirfilltë i referohen Pukës ku Bugjoni është pjesë e shëndetshme e saj, pasi e gjithë Puka ishte nën një princ.

Referuar (Selami Pulahas) gjendet në regjistrat osmanë (arkivat) ku Puka e sotme del si malet e Dukagjinit dhe Pulti i Lekës (Dukagjinit).

Edhe sipas Jan Van Hahn, ana e majtë e Drinit quhet Malësi e Dukagjinit.

Historia e një vendi apo një tjetër, nuk shkruhet për të bërë qejfin apo plotësuar teka, por për hirë të vërtetësisë dhe kërkim e gjetje të së vërtetës.

Pra Iballja, Puka, Spasi (Malziu) gjenden në malet e Dukagjinit, (Ibbaleia) gjendet e dokumentuar dhe përgatitur nga ipeshkv Frang Bardhi dhe është dërguar “Kongregacionit dhe Propagandës Fide në Romë më 1641.

Kështu që historia ju referohet dokumenteve dhe fakteve ku gjenden ndër arkivat turke apo Austri, Romë a Vatikan.

Jo më kot thuhet se tendencat kanë qënë të shumta për ta fshehur të vërtetën mbi zonat e Pukës, e cila ka luajtur rol kyç në historinë e rracës njerëzore që me Antikitetin, ku Bugjoni e Thaçi nderohen me figurat madhështore, jo vetëm në nivel lokal por edhe Kombit shqiptarë si psh;

Kol Bibë Miraka, At’Shtjefen Gjeçovi, At’Gjergj Fishta, Kryepeshkopi Gasper Thaçi, Adem Demaçi, Ndue Përlleshi, Bajram Deklani, Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi, Gjergj Dedaj, Hajdar Maleci, Mark Frrok Bajraktari, Kol Frrok Bajraktari, Avdyl Qerimi, Ndue Kukeli, Bafti Marashi, Pal Nikë Alia, Marash Ukë Delia, Naz Hajdari, etj.

Bugjoni e Fisi i Thaçit, gen i pandryshueshëm i popullsisë Thaçiane, me doke, besim dhe zakone e tradita të forta e të fisme.

Përqëndrim krahinorë e hapësinorë më i madhi i këtij Fisi është Puka ama epiqendra mbete si gjithmonë Iballja.

Krenaria për Fisin zë madh të Thaçit, me histori madhështore me traditë e kulturë të jashtëzakonshme, me burra trima, besnikë dhe guximtarë, fjalët rrjedhin si gurra.

– A nuk është gjithë shpirti i saj luftarak për të ndritur mbi historinë e vendlindjes, me fjalët më madhështore që rrjedhin nga shpirti sikur po të qe uji i kristaltë i burimit të “Gurra e Bardhë”, për Bugjonin e Thaçin zë madh deri tek historitë e atyre burrave të mëdhenj që nderuan Bugjonin, Iballën, Thaçin, Pukën e Shqipërinë..?!

Kështu që ballafaqohesh më fakte të forta e të shumta në këtë Monografi të pasur më tema e nën- tema interesate, prandaj nxit shpirtërisht krijimin e kultit të së shkuarës lavdishme të popullit Bugjonas e Thaçjanë dhe krejt trevave Pukjane. Prenda e pohon që nuk jam historiane, por len të nën- kuptojë dashurinë e madhe që e bëri dhe hulumtuese të gjenezës Bugjonit dhe historive në rrjedhën shumë shekullore. Ajo lutet të kemi durimin e madh dhe dokumentet do vërtetojnë ato që në hamendësojmë. E ardhmja na përket thotë autorja me shumë qetësi.

•Ajo në këtë Monografi flet për Shtrirjen Gjeografike, Arsim e Kulturë, në Bugjon e Thaç,

• Bajraku dhe Institucioni i Bajrakut në vetëqeverisje.

• Bugjoni dhe Bajraku i Thaçit në Kryengritjen ndaj Osmallisë dhe ngritjen e Flamurit në Qelzë.

• Bugjon e Thaç në një shekull

nga 1920- 2022.

• Figurat historike të Bugjonit e Thaçit.

– Autorja ka ditur të shtrojë elementet letrare të veprën, pa anashkaluar fenomenet dhe përplasjet e mendimeve për ngjarje e histori të ndryshme, pasi ajo sjell dy mendime pra sipas palëve qoftë gojëdhëna (pra të pa faktuara më dokumente) dhe dokumentet e faktet që aktualisht po i zbulojnë studiues, historianë dhe akademikë. Ajo sjell dy mendimet dhe shpreh pikpamjet dhe mendimet e saj kur thotë(

– Po të bazohemi nga gojëdhënat, në kurrë s’kemi qenë pushtues por luftëtarë në mbrojtje të tokave atërore, e si mendim është bindës shprehja e saj, por edhe sipas autores dhe sipas çdo lloj ligji jemi të detyruar t’ju bindemi shkrimeve dhe fakteve arkivore.

Mendimet duken të shkoqitura e të kristalizuara, dua të them, së janë të drejtpërdrejt më letërsinë dhe historinë, ashtu në artin e të shkruarit dhe përfytyrohet nga metoda, por dhe simpatia për këtë koncept filozofik- socialo- shoqërorë që përjetojmë përmes ndërtimit Monografik, dhe shumë aspekteve që janë trajtuar më aq delikatesë dhe në mënyrë periodike në gjithë qasjen studimore ku autorja tashme sjell në tërësinë e saj studimore mbi 700 faqe mbi Etninë, Etnosin dhe historinë shumë shekullore Bugjonase, ndaj është për t’u vlerësuar të cilat janë strukturuar në 4 libra studimorë dhe secila plotësojnë njëra- tjetrën.

3- FIGURAT HISTORIKE NË BUGJON E THAÇ

• Ideja e madhështisë së shkrimtares, është fenomen interesat, një dukuri psikologjike.

Pse është interesant- sepse mendjen dhe zemrën e ka lidhur si “Boshti e Toka” në të kundërt nuk do rrutullohej e s’do funksiononte ndaj ky produkt i ka dhënë kuptim egzistencës njerëzore por dhe botëkuptim krijimit letraro- historik plot art e larg persiatjeve, ama krejt e drtpërdrejtë në raste të caktuara duke shprehur pikëpamje mbi ideologjinë dhe duke hapur shteg vërtetësisë dhe duke besnike deri në fund universit të saj etik dhe pa iluzione, duke ndjerë përgjegjësinë historike jo vetëm mbi trevën.

Kështu që autorja Prenda Sejdia, gjendet në lartësinë e duhur artistike, letrare e historike për aq sa gjendet e shkruar brenda këtij libri monografik, ndonëse e lindur në valët e këtij shqetësimi por dhe misioni pasi do jetë monilizuese e një frymëmarrjeje të re si mburojë e shpirtit kolektiv që

Gjëmon vuajtjet epokale të popullit vet, por zbulon metaforikisht shtyllat mbajtëse nga më vitalet brenda atij oqean vuajtjesh e rropatjesh për mbrojtje e liri dhe duke shpalosur burimet e shpresës dhe qëndresës shumë shekullore.

– Figurat e ndritura historike që përmes sakrificave të mëdha e deri tek më sublimet autorja i ka veshur aq bukur më kostumet e fisnikërisë dhe madhështisë të cilët dhanë mbështetjen e tyre e frymëzuan njerëzinë për ta mposhtur realitetin e hidhur shumë shekullorë, e pasqyrohen disa nga Figurat më në zë të Fisit zë- madh të Thaçit madhështorë, ashtu siç e përshkruan autorja.

Kjo Monografi historike më vlera reale ka gjetur shtigjet e mbjelljes së kulturës së dijes duke njohur historitë e shumta në ato troje stërgjyshore me ato figura të Bugjonit e Thaçit, dhe mirënjohja për ta është arma më e përshtatshme që përmban studimi monografik, por dhe studimi në përgjithësi për Bugjonin nga autorja vendase shkrimtarja, poetja, kritikja letrare dhe studiuesja letrare dhe etnosit kulturorë që tashmë aq bukur e dëshmon veten brenda kësaj monografie historike së për ta sfiduar këtë botë robërie, iu deshën kësaj toke këta zëra të pamposhtur lirie. Rruga e gjatë e sfilitëse për autoren e ka dëshmuar besimi që pati në vetvete për të mbledhur e përcjellë dije dhe emocion plot ndjenjë për artin letrarë e historik e gjitha fantazi është, pasi brenda monografisë gjenden qindra histori nëpër udhëtimin e gjatë brenda gjithë ciklit studimorë, dhe për personalitet të shumtë gjithashtu, pasi janë nga më të njohurit e Kombit.

E kemi për detyrë dhe nderë thotë autorja të kërkojmë dhe gjejmë gjurmët tona sepse lartësonen dhe profecitë për etërit tanë fisnikë të endur në perla historia ashtu siç ua ka krijuar dhe vargjet shumicës nga ata e gjenden brenda monografisë, dhe shtjellohen virtytshëm ndër shtigjet e pafund të historisë.

Brenda atyre themeleve krijuese të autores Prenda Sejdia ndriçojnë gurët e vlefshëm por dhe qëndrestarë të harmonizuar mes strukturës dhe mendimit.

– Uroj shumë dritë dhe refleksion Penës së autores, por dhe sa më lehtë e këndshëm për lexuesin e gjerë.

Udhë të mbarë librit.

Gëzim Ajgeraj

Zvicer, Grabs më; 28 Qershor 2022