Zëri yt

———————-

Me dridhje qerpikësh dhe kapërdimë lotësh mundohej t’i tejkalonte dhimbjet që i përjetonte deri në palcë .

Sa vinin e i shtoheshin

Por dëshira për të jetuar frymonte në ringjalljen e shpresës së fundit.

Iku edhe kjo ditë pritjeje

Mungesa në marrje të kumtit për të parë apo jo buzëqeshjen e saj e la fytyrè ngrysur.

Zëri i mekur i engjëllit dhe dora e zgjatur mbi flokun e verdhë i shpejtoi rrahjet e zemrès .

Kishte shumë mall ,donte që ai zë të vazhdonte vargun e tij dhe me dorën e një hyjnori ta fuste ne gjoksin e tij për ti ēmbèsuar vuajtjet e saj.

I mbeti qafa zvarrê . Pa e kthyer kokën ndjeu ngadalë shuarjen asaj drithërime. Nuk

kishte fuqi për tê nxjerr më asnjë pikë zë. Lëvizi gishtin tregues dhe në ajër shkroi më mungon zëri yt.

24.04.2021

Valbona R.Hadri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *