E shtuna poetike e mesdhjetorit me poeten ;-Selvije KADRIU
NDOSHTA NJË DITË
Një ditë ndoshta
Do të më harrosh
E mua zemra do të më dhemb
Nuk do ti dua
Mëngjeset me diell
As këngën e zogjve
As të qeshurat me zë
Do të mbyllem në dhomën time
Ti lexoj vargjet për ty
Nuk do ta hapi atë derë
Të më ikin kujtimet
E ndoshta do të iki
Të mbetem vetëm kujtim
Por jo e harruar
/www.qendrapress.com/
————————————————————-